Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Rritet përsëri vlera e Bitcoinit

Edhe pse ende pritet që Kina të ndalojë kripto-valutat në të ardhmen e arfërt, vlera e Bitcoinit është rritur përsëri, në 4,100 dollarë.

Kjo monedhë virtuale ka humbur shumë vlerë javën e kaluar kur raportet filluan të shfaqen në lidhje me një plan nga zyrtarët kinezë për të ndaluar tregtimin e kripto-valutave, transmeton Koha.net. Javën e kaluar, më saktësisht të premten, vlera e një Bitcoini ka rënë nën 3,000 dollarë brenda një kohe të shkurtër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Raportet më të fundit tregojnë se Kina do të ndalojë të gjitha llojet e shkëmbimit me kripto-valutat. Meqë është një treg i madh, njerëzit filluan të shesin Bitcoinët.