Kompania e njohur e teknologjisë, Lenovo, tani ka përditësuar serinë e saj premium të laptopëve me gjeneratën e re të procesorëve Intel Kaby Lake Refresh.
Seria e saj Yoga tani përfshinë laptopët Yoga 920 dhe Yoga 720, të cilët i ka prezantuar në IFA 2017, që kanë dizajnin tradicional të Lenovos me ekran pothuajse pa skaje dhe me trup tërësisht nga metali.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoYoga 720 12-inçësh vjen me ngjyrë të zezë Onxy dhe gri Mineral si dhe me çmim prej 649 dollarë, ndërsa Yoga 920 13.9-inçësh vjen me ngjyrë gri Platinum, bronze dhe bakri si dhe me çmim prej 1,329.99 dollarë, transmeton Koha.net. Të dy modelet do të fillojnë dërgesat në muajin tetor.
Specifikat kyçe të Lenovo Yoga 920 janë:
- Ekran 13.9-inç UHD (3840 2160) IPS Touchscreen OR FHD (1920 x 1080) IPS Touchscreen
- Procesor të gjeneratës së tetë Intel Core i7 dhe grafikën e integruar Intel Integrated Graphics
- 8 ose 16 GB DDR4 RAM memorie
- 256 GB PCle SSD / 512 GB PCle SSD / 1 TB PCle SSD
- Kamerën 720p HD me fokus CMOS; Mikrofonin i cili mbështet zëri me një largësi deri në 4 metra
- Dimensionet: 323 x 223.5 x 13.95 mm; Peshë: 1.37 kilogramë
- Dy porte për USB Type-C (2 x Thunderbolt, PD, DisplayPort, USB 3.0)
- Një port për USB 3.0 (Always-On mbushës), si dhe portin 3.5 mm për kufjet
- Baterinë me kapacitet prej 70 Wh me jetëgjatësi deri 15.5 orë

Specifikat kyçe të Lenovo Yoga 720 janë:
- Ekran 12.5-inç FHD (1920 x 1080)
- Procesor të gjeneratës së shtatë Intel Core i3, i5 dhe i7 dhe grafikën e integruar Intel Integrated Graphics
- Sistemin operativ Windos 10 Home
- 4 ose 8 GB DDR4 RAM memorie
- 128/256/512 GB SATA SSD
- Kamerën prej 720p HD me fokus CMOS
- Altoparlantët Harman me Dolby Audio
- Dimensionet: 293 x 203.4 x 15.75 mm; Peshë: 1.15 kilogramë
- Një port për USB 3.0 (Always-On mbushës)
- Një port për USB Type-C (DisplayPort + USB 3.0), si dhe portin 3.5 mm për kufjet
- Baterinë me kapacitet prej 36 Wh me jetëgjatësi deri 8 orë
