Samsungu sot ka prezantuar fabletin Galaxy Note 8 dhe gjatë konferencës janë shpalosur të gjitha detajet e pajisjes së re të gjigantit teknologjik.
Note 8 ka ekranin 6.3-inç Super AMOLED Quad HD dhe rezolucion 2960x1440 pixels dhe vjen me 521 ppi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPajisja e re e Samsungut fuqizohet nga procesorin octa-core Snapdragon 835. Note 8 do të ketë edhe S Pen-in e ri, transmeton Koha.net.
Note 8 ka 6 gigabajt RAM dhe opsionet e memories së brendshme fillojnë nga 64 deri në 256 GB. Fableti ka baterinë 3300 mAh që mund të mbushet me wireless. Telefoni operon me sistemin Android 7.1.1.
Samsung Galaxy Note 8 vjen me kamerë të dyfishtë me nga 12 megapixel. Të dy kamerat kanë OIS dhe lensi telephoto ka “zoom”-in optik 2x dhe atë digjital deri në 10x.
Pajisja që do të kushtojë 950 dollarë vjen me NFC, Wi-Fi, Bluetooth the 4G LTE. Posedon edhe skanerin iris dhe atë për njohje të fytyrës dhe gishtërinjve.