Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

KE i kërkon Apple të paguajë taksa në shuma marramendëse

Ministri irlandez i Financave tha se kërkesa e Komisionit Evropian për grumbullimin e 13 miliardë dollarëve taksa të papaguara nga Apple është një absurditet, shprehet ai për gazetën gjermane Frankfuerter Allgemeine.

Komisioni Evropian urdhëroi Apple të ripaguante taksat Irlandës pasi arriti në konkluzionin e gjiganti amerikan kishte paguar shuma minimale këtij vendi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë intervistës, Paschal Donohoe tha se rregullorja e taksave kishte qenë në fuqi për të gjithë dhe jo vetëm për Apple. Ata nuk kanë shkelur ligjet Evropiane apo irlandeze, vijoi ai.

Sipas Donohoe nuk është detyra e Dublinit zyrtar për të grumbulluar taksat e papaguara të Apple sipas Komisionit Evropian dhe kërkesa ishte e papranueshme, raporton PcWorld.al.

“Ne nuk jemi një grumbullues global taksash,” shprehet ai.

Donohoe gjithashtu u distancua nga qëndrimet e homologëve Francezë dhe Gjermanë për të bllokuar blerjen e kompanive Evropiane nga investitorë kinezë. Sipas tij kjo do të cenonte reputacionin e një shoqërie të hapur Evropiane