Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Japonia krijon kompjuterin më të shpejtë në botë

Japonia krijon kompjuterin më të shpejtë në botë, me qëllim që ky vend të bëhet qendër për hulumtimin e inteligjencës artificiale.

Super-kompjuteri mund të kryejë 130 mijë bilionë kalkulime në sekondë dhe kur të përfundojë në prill të vitit 2018, AI Bridging Cloud Infrastructure (ABCI) do të jetë kompjuteri më i fuqishëm në botë, i cili do të tejkalojë aktualisht kompjuterin më të fortë kinez Sunway TaihuLight, transmeton kp. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

ABCI ngjason me kompjuterët standard, përveç asaj se do të jetë tepër i shpejtë dhe i madh, pasi që do të ketë sipërfaqe prej 1.000 metra katrorë.

Satoshi Sekiguchi, drejtor i përgjithshëm i Institutit nacional për shkenca të avancuara të teknologjisë në Japoni, tha se kompjuterit standard i nevojiten tre mijë vjet për të arritur atë të cilën super-kompjuteri mund ta arrijë brenda vetëm një dite.

Ministri e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë së Japonisë do të investojë 173 milionë dollarë në këtë projekt.