Skype nuk punon për mijëra përdorues në Europë. Aplikacioni i videoçatit popullor të Microsoft duket se ka pësuar disa probleme që janë bërë të ditura nga vetë përdoruesit.
Nuk dihet ende se sa zona ka prekur por qindra vetë kanë raportuar për probleme në lidhje me shërbimin që prej orës 08.00 të mëngjesit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFaqja e pavarur e internetit DownDetector thotë se për këtë çështje është folur në disa rrjete sociale. Dhjetëra përdorues raportojnë problemin çdo minutë, transmeton tch.
Grumbulluesi i të dhënave thotë se mbi gjysma e raportimeve për Skype vjen nga përdorues që kanë probleme me aksesin në shërbim. Ndërsa pjesa tjetër për probleme me videotelefonata apo telefonata, dhe mundësia për të marrë apo dërguar mesazhe. Vetë kompania nuk ka folur për këtë rast.