Kazakistani po ndërton centralin më të madh të energjisë diellore në Azinë Qendrore pranë rajonit Akmola, njoftoi të martën qeverisja e Akmola-s, transmeton AA.
Sipas njoftimit, centrali prej 100 megavat do të ndërtohet 30 kilometra nga Akmola, rajon qendror në Kazakistan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kostoja e projektit është rreth 165 milionë euro (194.92 milionë dollarë)”, thuhet në njoftim.
Potenciali i vlerësuar i energjisë diellore të Kazakistanit është 2.5 miliardë kilovat në vit për shkak të 3000 orëve të diellit në vend në vit.
Komuniteti global pret që Kazakistani të zbatojë disa projekte të qëndrueshme energjetike në një të ardhme të afërt.
Vendi aktualisht pret ekspozitën e EXPO 2017 të titulluar “Energjia e së Ardhmes” dhe Programi i Partneritetit “Green Bridge” që synon të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm në Azinë Qendrore dhe rajone të tjera të botës.