Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Microsofti sinjalizon fundin e Paintit

Programi Paint i Microsoftit është përfshirë në një listë të veçorive të sistemit operativ Windows 10 që do të fshihen a po nuk do të zhvillohen më.

Paint, programi për dizajn, ka qenë pjesë e Windowsit që nga viti 1985. Pasardhësi i këtij programi, Paint 3D, do të jetë akoma në dispozicion.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Microsofti thotë se veçoritë që janë në listën për muajt e vjeshtës ose do të fshihen përfundimisht nga Windows 10 ose “nuk do të jenë më aktive për zhvillim dhe mund të fshihen në përditësimet e ardhshme”.

Shumë njerëz kanë reaguar për këtë vendim të Microsoftit duke postuar në rrjete sociale “mesazhe mërzie”.