Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Samsung: Galaxy S8 po shitet më mirë se sa modeli paraprak

Një hulumtues i sigurisë kohë më parë deklaroi se shitja e modeleve të reja Samsung Galaxy S8/S8+ është duke shkuar shumë ngadalë.

Raporti madje pohoi se kompania jugkoreane ka shitur më shumë modele Galaxy S7 në krahasim me shitjen e modeleve të tanishme Galaxy S8.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, sipas pohimeve të gjigantit nga Koreja Jugore, një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

DJ Koh, president i kompanisë për komunikime mobile, kategorikisht ka hedhur poshtë pohimet e mëhershme të hulumtuesit të sigurisë, duke thënë se telefoni më i ri premium vazhdon të tejkalojë shitjen e pararendësit të tij.

Ai madje ka përmendur edhe disa shifra, duke zbuluar se shitja e kombinuar e telefonave Galaxy S8 dhe S8 Plus është rreth 15 për qind më e madhe krahasuar me modelet Galaxy S7, transmeton kp.

Koh, po ashtu, tha se nuk janë vërejtur trende, të cilët dëshmojnë për ndryshime dhe ngadalësim të shitjes.