Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Shfaqen specifikat e telefonit të ardhshëm të avancuar të Motorolas

Telefoni i ardhshëm i avancuar i kompanisë Motorola është shfaqur në uebfaqen njohur AnTuTu.

Telefoni është listuar në AnTuTu nën emrin XT1989-05 dhe duket fjala është për modelin Motorola Moto Z2 Force, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas AnTuTu, Moto Z2 Force do të vijë me ekran me rezolucion prej 1440 x 2560 pikselë dhe procesor Snapdragon 835 SoC.

Ndër specifikat tjera, përfshihen edhe 6 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme, kombinim i kamerave 12 MP/ 5 MP, si dhe pritet të punojë me sistemin operativ Android Nougat 7.1.1.

Deri më tani, është spekuluar se Moto Z2 Force do të vijë me ekran 5.5-inç dhe me teknologjinë ShatterShield, teknologji e cila parandalon thyerjen e ekranit në rast të rënies.

Image