Tech

Nokia nënshkruan bashkëpunim me gjigantin kinez Xiaomi

Descriptive Text

Nokia dhe gjiganti teknologjik kinez, Xiaomi kanë nënshkruar një bashkëpunim biznesi dhe marrëveshje për patentat, raporton gsmarena.

Me këtë bashkëpunim, Nokia do të ofrojë pajisje të infrastrukturës së rrjetit për Xiaomin.

Kjo do të përmirësojë performancën e kapaciteteve të smartfonëve të prodhuesit kinez.

Që të dy këto kompani do të punojnë së bashku në transferimin e të dhënave dhe zgjidhjet e lidhjeve të rrjetit.

Xiaomit mund t’i hyjnë shumë në punë patentat e shumta të Nokias për t'u zgjeruar në tregjet perëndimore.