Përdoruesit e orëve të mençur të Asusit, ZenWatch 2 dhe 3, kanë qenë duke pritur për përditësimin më të ri Android Wear 2.0 qe një kohë.
Kompania pati njoftuar se përditësimin e ri do ta lansojë në gjysmën e dytë të 2017-ës, por ka dështuar, transmeton Koha.net. Tani, ajo ka konfirmuar se përditësimi është i gatshëm për lansim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArsyet se pse është shtyrë lansimi i përditësimit, janë të panjohura, por Asus ka thënë se përdoruesit e ZenWatch 3 do të mund ta përditësojnë më 11 korrik.
Ndërkaq, përdoruesit e ZenWatch 2, fatkeqësisht, do të duhet të presin pak më shumë.