Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Ukraina parandalon sulmin e dytë kibernetik

Policia ukrainase për kibernetikë ka bllokuar sulmin e dyte kibernetik kundër Ukrainës, ka thënë ministri i Brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov.

Ekspertët janë ende duke kërkuar se kush ishte mbrapa sulmeve të javës së kaluar, të cilat kanë sulmuar shumë sisteme kompjuterike të kompanive të mëdha në të gjithë botën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zyrtarë të Intelegjencës ukrainase kanë thënë, se disa nga fazat fillestare të sulmit kishin nisur nga shpërndarja e virusit nga kompania M.E. Doc.

Pronarët e kësaj kompanie i kanë mohuar akuzat.

Avakov ka thënë përmes rrjetit social Facebook se policia për kibernetikë ka bllokuar aktivitetin e adresave elektronike nga serverët e kompanisë M.E. Doc.