Ka rrjedhur fotografia e smartfonit të ardhshëm së Samsung Galaxy S8, transmeton koha.net.
Evan Blass, që është njeriu pas shumë rrjedhjeve të dizajnit të pajisjeve teknologjike, para lansimit të tyre, tani ka postuar një fotografi që sipas tij është Galaxy S8 i ri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fotografi shihet dizajni i S8, i cili është njëzëri me rrjedhjet e fundit për këtë pajisje, ku shihet se ky smartfon do të ketë ekranin më të madh.
Samsung ka konfirmuar disa nga rrjedhjet e fundit, ndërsa më 29 mars do ta lansojë Galaxy S8.
Samsung pritet të lansoië dy pajisje të linjës së saj të njohur ‘Galaxy S’, njërin 5.8 inch Galaxy S8 dhe tjetrin 6.2 inch Galaxy S8 Plus, transmeton koha.net.
Dy pajisjet do të kenë ekranin OLED, skanerë të gjurmëve të gishtave, procesorin më të ri e më të shpejtë të tyre, Snapdragon 835, asistentë të ri të quajtur Bixby, portin për kufje.
Lansimi i Galaxy S8 do të jetë shumë i rëndësishëm për Samsung, i cili ende është duke u rikuperuar nga dështimi i Galaxy Note 7.
I think this is what you've been waiting for. pic.twitter.com/FvYfsLOy0R
— Evan Blass (@evleaks) March 1, 2017