Tech

Rrjedhin detajet të super smartfonit të Xiaomi, Redmi Note 5

Versionet Redmi Note janë një nga më të shiturit të linjës së kompanisë kineze Xiaomi i cili tashmë është duke e lansuar gjeneratën e pesë të tij.

Ekrani i tij do të mbetet 5.5 inch 1080p IPS me çipin për kursim të energjisë.

Bateria e tij është shumë më e vogël se në Redmi 4 e cila ishte 4,100mA ndërsa tani 3,790mAh, dhe këtë e kanë bërë për ta bërë atë më të hollë, e që tani është 7.5mm.

Portin për mbushje të shpejtë e ka 3.0, kamerën prapa 16 MP si dhe 13MP nga para për selfie.

Ky smartfon do t’i ketë 4GB RAM apo edhe versionin tjetër me 3GB si dhe 64 apo 32 GB hapësirë në memorie, varësisht nga zgjedhja që bëjnë blerësit.

Çmimi ti tyre varësisht nga zgjedhja e tipareve:

Xiaomi Redmi Note 5 EUR

3GB RAM / 32GB storage €155

4GB RAM / 32GB storage €180

4GB RAM / 64GB storage €195

{gallery}