Smartfoni më i ri i Asusit, Zenfone AR, për herë të parë është zbuluar në janar të këtij viti në panairin e teknologjisë CES 2017. Kjo ka ndodhur disa muaj më parë dhe ky telefon me sistemin operativ Tango ende nuk është lansuar.
Muajin e fundit, është raportuar se smartfoni i ri i Asusit do të lansohet në Tajvan ka mesi i qershorit dhe menjëherë pas kësaj edhe në SHBA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTani, një ftesë për media që është shfaqur konfirmon raportin e parë, transmeton Koha.net. Zenfone AR do të lansohet më 14 qershor në Tajvan dhe ngjarja do të përmend dy versione, njërin me 8 GB RAM memorie dhe tjetrin me 6 GB. Siç raporton GSM Arena, versioni i cili do të lansohet për SHBA do të jetë me 6 GB RAM.
Asus Zenfone AR është ballafaquar me vonesat për shkak se aplikacionet e Tangos nuk janë përputhur me Lenovo Phab 2 Pro. Është përmendur se shumica e aplikacioneve të Tangos tani funksionojnë pa probleme në Zenfone AR.

Zenfone AR pritet të vijë me procesor Snapdragon 821 dhe me një kamerë të veçantë e cila detekton pozicionet e saj në tre hapësira dimensionale dhe përdorë aplikacionet e dizajnuar për të. Po ashtu, pritet të vijë edhe me ekran 5.7-inç me rezolucion WHD i cili mundëson që smartfoni të jetë kompatibile me platformën e Googlet Daydream VR. Kapaciteti i baterisë së Zenfone AR do të jetë 3300 mAh.
Lansimi i Asus Zenfone AR në SHBA pritet të bëhet më vonë këtë muaj dhe ndërkohë në Indi mund të lansohet diku ka muaji gusht.