Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

WhatsApp përditëson albumet dhe shton filtra të ri në iOS

WhatsApp ka shtuar disa tipare të reja në përditësimin e sotshëm në iOS, duke shtuar filtra, albumet automatike të bisedave, dhe mundësinë për të dërguar mesazhe të shpejta, transmeton koha.net.

Filtrat e fotove është përditësimi më i madh nga të tre, i cili i lejon filtrat në foto, video apo GIF para dërgimit të tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë përditësim janë pesë filtra të quajtur: Pop, B&W, Cool, Chrome dhe Film, por më vonë WhatsApp do të shtoj edhe më shumë.

Përveç kësaj, nëse përdoruesit dërgojnë shumë foto apo video menjëherë në mesazhe, ata pastaj automatikisht do të grupohen dhe do të krijohet një album.

Këto tipare tani për tani do të jenë në dispozicion vetëm për iOS, ndërsa për Android do të vijnë më vonë.

Image