Aplikacioni për mesazhe në grup Space, i cili është lansuar nga Google para 10 muajsh, që premtonte një mënyrë të re të mesazheve në grupe me miq, është mbyllur, transmeton koha.net.
Aplikacioni përmbante shumë shërbime të Google, si Youtube, Search e Chrome, duke i ofruar përdoruesve një mënyrë shumë të lehtë për të shpërndarë videot e tyre dhe informacionet, pa pasur nevojë që të kalojnë nga aplikacioni në aplikacion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSpace tani nuk do të ekzistojë më, pasi Google gjatë një konference ka treguar se ai do të mbyllet më 17 prill, dhe do të mund të përdoret vetëm nga ata që e kanë përdorur për të marrë të dhënat e tyre.
“Qëllimi ynë me Spaces ishte të krijojmë një eksperiencë më të mirë për shpërndarje në grupe të vogla, dhe do ta përdorim atë që ne kemi mësuar për të përmirësuar produktet dhe shërbimet e tjera të Google. Faleminderit për mbështetjen tuaj”, ka thënë Google.