Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Ky është antivirusi më i mirë për Windows 10

Kaspersky renditet në krye të rezultateve të realizuara në testin AV-TEST për përdoruesit e sistemit operativ Windows 10 home.

Sipas të gjitha gjasave, ai është edhe antivirusi më i mirë për përdoruesit afaristë, pohon instituti gjerman.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Softueri i sigurisë, të cilin e ka zhvilluar Kaspersky, ka marrë pikë maksimale në serinë e testeve të kryera në sistemin operativ Windows 10 Enterprise, por rekomandime të mëdha të institutit morën edhe Bitdefender, Symantec dhe Sophos.

Konkretisht, Kaspersky Endpoint Security dhe Kaspersky Small Office Security morën pikët maksimale, 18, për mbrojtje, përdorim dhe performancë, transmeton kp.

Bitdefender Endpoint Security, Sophos Endpoint Security and Control, Symantec Endpoint Protection dhe Symantec Endpoint Protection Cloud ishin afër me nga 17,5 poenë.

Më së keqi ishte Microsoft System Center Endpoint Protection me gjithsej 15 pikë