Apple zakonisht lanson telefonat në muajin shtator, edhe pse në javët e fundit është raportuar se iPhone 8 do të prezantohet më vonë gjatë vitit.
Sipas raportimeve të fundit, iPhone 8 do të lansohet në muajin shtator dhe Apple do të mbajë një konferencë për media për ta prezantuar pajisjen e re.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSivjet pritet të prezantohen tri modele të iPhone: një me ekran LCD 4.5 dhe 5.5-inç. Këto modele do të quhen iPhone 7S dhe 7S Plus. Ndërsa telefoni kryesor do të jetë iPhone 8.
iPhone 8 do të lansohet për nder të 10 vjetorit të iPhone. Kjo pajisje do të ketë ekranin OLED me 5.8-inç.
Të tre telefonat e rinj do të kenë procesorin Apple A11 dhe do t’u shtohet më shumë RAM.
Dizajni i këtyre telefonave do të jetë i përbërë nga çeliku dhe xhami.