Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Nokia 9 përmes fotografive reale

Këto ditë, në internet kanë rrjedhur fotografitë të cilat tregojnë pamjen reale të smartfonit më të ri të kompanisë së njohur Nokia, Nokia 9. Këto fotografi i ka siguruar frandroid.com.

Siç mund të shohim nga fotografitë, Nokia 9 vjen me portin Type-C për USB dhe portin 3.5 mm për kufje, transmeton Koha.net. Po ashtu, smartfoni i ri vjen me ekran 5.3-inç me rezolucion QHD, veçorinë Always On, procesor Snapdragon 835, 4 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithashtu, Nokia 9 punon me sistemin operativ Android 7.1.1, ofron mbështetje për veçorinë QuickCharge 3.0 për karikim të shpejt të baterisë, si dhe vjen me kamerë të pasme të dyfishtë me nga 13 megapikselë.

Sa i përket çmimit, flitet se Nokia 9 mund të shitet me çmim prej 750 euro..

{gallery}