Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Gjashtë të rinj shqiptarë ndër 142 konkurrentët e garës së NASA-s

Tiranë, 20 maj  - Kryeministri Edi Rama duke uruar mirëmëngjes ka psotuar sot në Facebook, foton e 6 të rinjve shqiptarë, të cilët kanë arritur që falë projektit të tyre të jenë ndër 142 konkurrentet e Garës Ndërkombëtare të NASA-s, për Aplikacionin e Hapësirës 2017.

“”Mirëmëngjes dhe ju uroj ditë të mbarë me këtë foto të këtyre 6 të rinjve të mrekullueshëm shqiptarë, plot talent e ide inovatore, që kanë guxuar të provojnë dhe me projektin e tyre në skuadër ia kanë dalë të jenë ndër 142 konkurrentet e Garës Ndërkombëtare të NASA-s, për Aplikacionin e Hapësirës 2017.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ema, Nikolini, Jurgeni, Fabjoni, Denisi dhe Al’Erti, përmes aplikacionit “Blue Odyssey”, konkurrojnë me një mjet të realitetit virtual që i mundëson çdokujt të shohë në 3D pamjet e përtej qiellit, duke përdorur satelitët e NASA-s. Le t’u japim një mbështetje të fuqishme që projekti i tyre të marrë jetë përmes votës tonë në këtë link: https://2017.spaceappschallenge.org/challenges/ideate-and-create/space-jockey/teams/blue-odyssey/project”, shkruan kryeministri Rama.