Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Asusi me telefon të ri

Smartfoni i ri i Asus është certifikuar nga Autoriteti kinez i telekomunikacionit TENAA, transmeton koha.net.

I listuar si ASUS_X015D, ai ka procesorin octa-core 1.5GHz, ndërsa ekranin 5.5 inch HD.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me këtë pajisje ofrohen 2 lloje të RAM memorieve, njëra 3GB dhe tjetra 4GB, ndërsa hapësirë në memorie ka 32GB ose 64GB, varësisht se cilin e zgjedhin konsumatorët.

Smartfoni i ri i Asus ka dy kamera nga pas që në kombinim kanë 13MP e nga para 5MP.

Ky smartfonë do të vijë me sistemin operativ Android 7.0 Nougat ndërsa baterinë super të madhe, 4,850mAh, si dhe sensor për tu hapur me shenja të gishtave.

{gallery}