Samsung ka bërë të ditur se planifikon që telefonat e tij Tizen të jenë të pranishëm në tregun global.
Kompania jug-koreane këtë informacion e zbuloi gjatë ngjarjes së saj Tizen Developer Conference 2017.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Telefonat Tizen do të jenë të qasshëm në të gjitha shtetet e botës në të njëjtin moment”, thanë në Samsung, transmeton KosovaPress.
Aktualisht telefonat Tizen janë të qasshëm vetëm në disa tregje, si në atë të Indisë dhe në disa shtete të Azisë Juglindore dhe në Afrikë.
Në Indi, ku Tizen debutoi në vitin 2015, sistemi operativ i Samsung-ut ka shënuar rezultate të mira. Kompania njoftoi se shitja e telefonit Tizen ka shënuar rritje 30 për qind gjatë vitit 2016, ndërsa këtë vit shitja ka shënuar ngritje prej 100 për qind.
Samsung po ashtu premtoi se deri në fund të vitit 2017 do të rrisë numrin e aplikacioneve Tizen.