Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Meizu me adapter që mbush baterinë plotësisht për vetëm 45 minuta

Meizu tashmë ka planifikuar që në “Mobile World Congress 2017”, që do të mbahet më 28 shkurt në Barcelonë, do të sjell risitë e saj teknologjike.

GSMArena raporton se Meizu do të zbulojë “mCharge 4.0”, pajisje për mbushjen super të shpejtë të telefonit, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas raporteve “mCharge 4.0” do të mbushë plotësisht baterinë e telefonit të mençur për vetëm 45 minuta. Dhe sipas kësaj sa më shpejt që mbushet bateria, aq më e vogël do të jetë temperatura.

Meizu ka lansuar mjaft telefona kohë të fundit, përfshirë Pro 6 Plus, M5, M5 Note, dhe M5s, prandaj duhet të presim pak më tepër për Pro 7 që të shohim “mCharge 4.0” në aksion.