Anija hapsinore e NASA-s, Cassini, kaloi të mërkurën në një territor të paeksploruar midis Saturnit dhe unazave që e rrethojnë. Ajo u rishfaq ditën e enjte e padëmtuar.
Cassini është e para dhe e vetmja anije hapsinore që ka rrezikuar të kalojë në boshllëkun midis Saturnit dhe unazave të tij. Anija e dërgoi sinjalin e parë në tokë të enjten herët në mëngjes, rreth 20 orë pasi ndodhi kalimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Ju bëj me dije se anija kozmike Cassini kaloi nëpër boshllëk siç e kishim planifikuar dhe doli në anën tjetër në formë të shkëlqyer,” tha menaxheri i projektit, Earl Maize i Laboratorit Jet Populsion në Pasadena të Kalifornisë.
Shkencëtarët e humbën kontaktin me anijen gjatë kalimit nëpër boshllëk, sepse antena e saj u ul, për të mbrojtur pajisjet shkencore nga dëmtimet e mundshme prej materialeve që pluskojnë në unazat e Saturnit.
Unazat e Saturnit përbëhen nga copëza akulli dhe mbetje hapësinore.
Shkencëtarët e NASA-s planifikojnë të realizojnë edhe 21 tejkalime të ngjashme midis muajit që vjen dhe shtatorit, i pari prej të cilëve është planifikuar në datën 2 maj.
Cassini i vjen rrotulll Saturnit që prej vitit 2004, por duke qenë se karburanti po i mbaron, shkencëtarët vendosën të realizonin kalimin përtej unazës përpara se anija të dalë jashtë pune.