Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Arrin aplikacioni që fotografitë i bënë “të dukshme” për të verbërit

Në një jetë sociale digjitale të dominuara nga fotot, ku nga Facebook dhe Snapchat kanë zënë vendin e fjalëve, personat e verbër, që janë 325 milionë në të gjithë botën, rrezikojnë të mbeten jashtë.

Pikërisht për ta është menduar FotoOto, një aplikacion që flet për fotot në mënyrë që ti bëjë “të dukshme” për të verbërit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një aplikacion i krijuar nga Publicis Pixelpark, ka një sistem të integruar të njohjes së pamjeve, falë të cilit lexon me zë të lartë përshkrimin e elementëve që ndodhen në foto, transmeton tch. Ai konverton pamjet në një seri zërash individualë, duke krijuar një peisazh zanor unik për çdo foto.

Image

Por mbi të gjitha, FotoOto i jep mundësi përdoruesve që të shtojnë me një klikim një koment audio apo zëra pamjeve. Në momentin që shkrepet fotoja, në praktikë, mund të regjistrohen mendime dhe emocione, apo edhe zëra mjedisor, që i bashkëngjiten fotos për të fiksuar atë moment dhe për ta shpërndarë me të tjerët.

“Aktualisht, pjesa më e madhe e pamjeve dhe videove të shpërndara në rrjetin social apo në internet nuk kanë zë që të ndihmojë në kuptimin e tyre. E për pasojë njerëzit me mungesë shikimi humbin shumë nga ajo që ndodh në jetën e miqve apo të afërmve të tyre”, shpjegon Timm Weber, themeluesi i Publicis Pixelpark.