Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Microsofti më 2 maj mban konferencë, nuk prezanton telefonin e shumëpritur

Microsofti ka njoftuar zyrtarisht se do të mbajë një event të madh të Windowsit më 2 maj në New York.

Përderisa Microsofti i përdor zakonisht këto ngjarje për lansimin e pajisjeve të reja Surface, sipas burimeve të “Business Insider”, këtë herë nuk do të ketë debutim të tabletit Surface Pro 5 dhe të telefonit të shumëpritur “Surface”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ngjarje pritet të sjellë në fokus një përditësim të sistemit operativ Windows 10, ndërsa do të ketë edhe prezantim të ndryshimeve në pajisje të Microsoftit.

Microsofti, sipas raportimeve të kaluara, ishte duke punuar në një laptop të ri Surface Book.