Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një vit më parë Munishi akuzonte gazetarët se po i fshehin rastet

Ismet Munishi, vetëm një vit më parë sa ishte trajner i Hajvalisë, pas ndeshjes me Prishtinën, kishte shpërthyer me akuza ndaj gazetarëve, të cilët sipas tij, nuk po i pasqyrojnë dhe po i fshehin rastet e ndeshjeve të kurdisura e të manipuluara në futbollin e Kosovës.

Në një video-incizim të KTV-së, Munishi ka polemizuar me gazetarët e sportit , disa duke i quajtur edhe punëtorë të Federatës së futbollit të Kosovës dhe të tjerët jo guximtarë për të pasqyruar padrejtësitë në futbollin e Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Munishi duket se ka ditur më shumë se kaq, kur ka akuzuar gazetarët, duke qenë i përfshirë direkt në ndeshjet e manipuluara.

Sot u publikua një video tjetër në të cilën Munishi shihej me gjyqtarin Bajram Gashi, i cili mburrej duke i treguar se ka ndihmuar Dritën në një ndeshje të vitit të kaluar ndaj Prishtinës.


Një vit më parë Munishi akuzonte gazetarët s po... by kohanet