Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Munishi: Dikush po përpiqet të ma shkatërrojë karrierën

Trajneri i Dritës, Ismet Munishi, thotë se dikush po përpiqet t’ia shkatërrojë karrierën.

Një video e publikuar nga “IndeksOnline” shfaq trajnerin e njohur kosovar në një takim me gjyqtarët Bajram Gashi dhe Edmond Zeqirin si dhe vëzhguesin Ali Ajeti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një moment të bisedës, Gashi i tregon trajnerit aktual të Dritës se këtë skuadër e kishte ndihmuar vitin e shkuar në përballje me Prishtinën.

Edhe Gashi edhe Munishi për Koha.net kanë thënë se takimi ishte për të pajtuar Munishin me Zeqirin pas një përplasje vitin e shkuar.

““Unë kam dal në kafe me Bajram Gashin dhe Edmond Zeqirin, për t'u pajtuar pasi kemi pasur probleme. Madje, unë kam pasur edhe probleme familjare me njërin prej tyre. Në video janë muhabete të kafeve. Dikush po përpiqet të ma shkatërrojë karrierën. Unë në jetë kam bërë vetëm mirë, nuk i kam borxh askujt. Dhe do ta marr vesh”, ka thënë ai për Koha.net.