Bajram Gashi, gjyqtar i futbollit në Kosovë, që shihet në një incizim të publikuar së fundmi, në të cilën diskutohet se si kishte ndihmuar Dritën për të mposhtur Prishtinën vitin e shkuar, ka dhënë komentin e tij për këtë video.
Ai thotë se ky takim ishte bërë për të përmirësuar problemet familjare të cilat ishin nisur nga një ndeshje e vitit të kaluar, kur Ismet Munishi shkon te banka dhe shan gjyqtarin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Munishi dhe Ali Ajeti janë shokë të ngushtë, siç jam edhe unë me Edmond Zeqirin, asistentin, kolegun tim. Kanë pas problem familjar prej një ndeshjes së vitit të kaluar kur Munishi i shkoi te banka dhe e shau. Edhe Ali Ajeti me Munishin u desh të pajtohen me Edmondin, sepse babai i Edmondit është Xhafer Zeqiri dhe punët kanë dashtë të hyjnë më thellë. Aty janë takuar, ka pas biseda edhe për ndeshjet e kaluara, kur Ismeti nuk ishte pjesë e Dritës dhe kaq”, ka thënë ai për Koha.net.
“Një është e sigurt që ne nuk jemi të involvuar në asnjë send, kemi shkuar të pajtojmë dy familje e në llafet tjera për të kaluara ato mund të bëhen llaf edhe nga x persona. Federata mund të shkojë deri në fund, por gabimet ndodhin te gjyqtarët në krejt botën. Edhe gjyqtarët mund të gabojnë shumë jo vetëm në një ndeshje”, ka thënë ai kur është pyetur për deklarimin e FFK-së se do të ndjekë deri në fund skandalet në futbollin e Kosovës.
Gashi është paraparë që nesër të gjykojë ndeshjen Prishtina – Drita dhe thotë se aty do të shkojë për të përfunduar punën në mënyrën më të mirë të mundshme.
Në videoincizimin e publikuar nga “indeksonline”, Gashi dëgjohet teksa thotë se me një thirrje ishte bindur që Drita ta mposhtë Prishtinën, pas dhjetë vjetëve pa fitore. “I ndihmojsha Dritës, por pak jo me ba budalla me u dallu”, dëgjohet të thotë Gashi në video.