Zvogëlimi i dënimit nga katër vite moslojë në dy vite moslojë nuk bën mesfushorin Arijan Ademi të ndihet fitues.
Ademi thotë se vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) që u mor ditë më parë, dëshmon se ai nuk është mashtrues, por nuk e bën edhe fitues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAdemi 25-vjeçar në tetor të vitit 2015 ishte testuar pozitivisht për përdorim të dopingut dhe ishte suspenduar nga UEFA për katër vite. Por CAS, pas një procesi të gjatë, ia zvogëloi dënimin në dy vite dhe Ademi prej tetorit do të mund të luajë sërish futboll, shkruan sot Koha Ditore.
Kur u suspendua ishte lojtar i Dinamos së Zagrebit dhe vazhdon të jetë pjesë e këtij klubi.
Dinamo po mendon t'i ofrojë kontratë të re, ndërsa e ka përkrahur gjatë tërë procesit të dëshmimit të pafajësisë. Në fund CAS mori një vendim që u vlerësua vendim kompromisi... (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.