Përveç garës për titull të kampionit ndërmjet skuadrave, në çdo sezon zhvillohet edhe një “luftë” individuale për epitetin e golashënuesit më të mirë në ligë.
Ashtu siç është shkëputur Trepça ’89 në plus 9 pikë ndaj Feronikelit, njëjtë ka ndodhur edhe në listën e shënuesve më të mirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNigeriani i Trepçës ’89, Oto John që është sensacioni më i madh i sezonit 2016/2017 në futbollin e Kosovës, ka krijuar një shkëputje të madhe e cila duket e paarritshme për kundërshtarët.
19 vjeçari ka shënuar 19 gola në kampionat, prej tyre 8 në stinorin pranveror dhe i prinë bindshëm listës së shënuesve më të mirë në Vala Superligë.
Vendin e dytë e mban bashkëlojtari i nigerianit, Florent Hasani, i cili ka realizuar 11 gola deri më tani.
Pas Hasanit, renditet sulmuesi i Drenicës, Granit Arifaj, i cila ka 10 gola, prej tyre 9 në vjeshtë dhe vetëm një në pranverë.
Pozita e katërt është e rezervuar për lojtarin më të mirë këtë sezon te Besa, Qemail Elshanin, i cili ka shënuar 8 gola.
Me 8 gola në vendin e pestë, renditet mesfushori i Trepçës ’89, Fiton Hajdari.
Në sezonin 2015/2016, shënuesi më i mirë në Kosovë ishte Blerand Kurtishaj që atëherë veshte fanellën e Trepçës ’89 me 18 gola.