Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FFK përmes xhirimeve procedon në Prokurori ndeshjen Besa – Trepça

Xhiroja e 23-të e Superligës solli befasi por ngjalli edhe dyshime për kurdisje të ndeshjeve. Besa – Trepça, ndeshje e fituar nga mitrovicasit me rezultat 3:1, dhe Feronikeli – Drenica, janë dy ndeshjet e përfolura për ndonjë kurdisje të mundshme.

Për këtë arsyeje Federata e Futbollit të Kosovës, ka vendosur që përmes xhirimeve televizive ndeshjen ndërmjet Besës dhe Trepçës, ta procedojë në lëndën e prokurorisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lajmin për Sportin në KTV, e ka konfirmuar sekretari i FFK-së, Eroll Salihu.

“Nuk duhet që të prejudikojmë por ne jemi në pritje të raporteve zyrtare. Të mërkurën në mëngjes do ta dërgojmë lëndën në Prokurorinë Themelore të Pejës”, deklaroi Salihu.

Ndërkohë, dje të dyja klubet i kanë mohuar akuzat për kurdisje të ndeshjes, duke e vlerësuar fitoren e Trepçës të merituar.

Nga ana tjetër, sa i përket ndeshjes Feronikeli – Drenica, ku fitore befasuese arritën “kuqezinjtë”, sekretari i FFK-së, ka thënë se nuk ka pasur dyshime në këtë takim.