Futbollisti kosovar, Mërgim Berisha, ka debutuar me fanellën e ekipit të parë të kampionit në fuqi të Austrisë, Red Bull Salzburg.
Berisha në fushë u inkuadrua në minutën e 77-të, në fitoren që Salburgu e arriti të dielën kundër Altachit me rezultatin 5:0, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo ndeshje i ka takuar javës së 27-të të Bundesligës së Austrisë. Te Salburgu titullar dhe në fushë deri në minutën e 77-të ishte mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha.