Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani vetëm barazim me ekipin e fundit në tabelë

Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim 1 me 1 me Pescaran, që pozicionohet në pozitën e fundit në tabelën e Series A.

Ekipet barazuan në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 30-të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pescara e Ledian Memushajt kaloi e para në epërsi duke shënuar pas autogolit qesharak nga Gabriel Paletta, pasimin e të cilit nuk arriti ta ndalte portieri Gianluigi Donnarumma. Kjo ndodhi në minutën e 12-të.

Rezultati u barazua nga Mario Pasalic në minutën e 41-të.

Ky barazim i Milanit e mban këtë skuadër në pozitën e shtatë me 54 pikë të tubuara. Një pikë më shumë ka Interi që nesër zhvillon takimin e mbetur, ndërsa Atalanta mbyll top-pesëshen që dërgon në Evropë me 58 pikë.