Fansat e Arsenalit pritet të vazhdojnë me protesta kundër trajnerit të tyre Arsene Wenger edhe në derbin e sotëm ndaj Manchester Cityt.

Në humbjen prej 3-1 ndaj WBA-së fansat kishin shpalosur banerin “S’ka kontratë, Wengeri jashtë”, shkruan Goal.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKurse në protestat e më hershme fansat thoshin se “Arsene, vendi i katërt nuk është trofe”, transmeton Koha.net.

Kurse për ndeshjen e sotme ndaj Cityt, fansat do të vendosin një kamion jashtë “Emirates”, në të cilën janë fjalët e thëna nga shefi ekzekutiv Ivan Gazidis.
“Arsene është përgjegjës për fansat. Në fund të fundit ata bëjnë gjykimin. Nëse jeni duke e parë që marrëdhëniet ndërmjet fansave dhe menaxherit prishen me kalimin e kohës, atëherë kjo është e paqëndrueshme”, kishte thënë Gazidis më 2011. Dhe kësaj i shtohet edhe pjesa tjetër, “20 vjet në Evropë dhe ende në pritje”.
Arsenali momentalisht është në vendin e gjashtë në Premier Ligë, 19 pikë prapa liderit Chelsea, por ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Keep an eye out for this today, there are fans who have had enough and the protests will not stop (An no I'm not driving the van) pic.twitter.com/js9pNM8NhT
— Mr DT © (@MrDtAFC) April 2, 2017