Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Magjia e peshkatarit Taiaruin në futbollin e rërës

Heimanu Taiarui është figurë e famshme në vendlindjen e tij Tahiti, e kjo kryesisht falë shpërthimit të tij në Botërorin në rërë të mbajtur në Portugali në vitin 2015, shkruan sot Koha Ditore.

Një peshkatar i zoti, ai ndihmoi Tahitin të arrijë në finale të Botërorët dhe fitoi "Topin e artë" si futbollisti më i mirë në atë ngjarje. Për Taiaruin, ditët e ecjes nëpër rrugët e Papeetes, kryeqendrës së vendit të tij, pa u njohur, kanë përfunduar tashmë, raporton Fifa.com.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Njerëzit me njohin tash dhe shumë prej tyre vijnë dhe më kërkojnë foto apo autografe. Kupa e Botës përmbysi jetën time të zakonshme që e kam pasur dhe më ka hapur po ashtu edhe shumë dyer. Më ka mundësuar të udhëtoj. Kam pasur shumë oferta nga jashtë. Më ka ndryshuar jetën", thotë ai.

Në fakt, jeta e Taiaruit nuk ka qenë e zakonshme, edhe para arritjeve të tij në rërën e Espinhos. I biri i ish-kapitenes së Përfaqësueses së femrave të Tahitit në futboll, në pika të ndryshme të jetës ka qenë çiklist, surfist, peshkatar, një lojtar i futbollit në rërë dhe trajner.

Kur kanë mbetur vetëm edhe katër javë para fillimit të Botërorit 2017 të futbollit në rërë që do të mbahet në Bahame, "FIFA.com" zbulon katër aspekte të ndryshme të karrierës së jashtëzakonshme të yllit të Përfaqësueses së Tahitit...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.