Mike Moser, të mërkurën, po stërvitej në njërin kosh me dy qendrat e Sigal Prishtinës, Fisnik Rugova e Nenad Deliq, nën mbikëqyrjen e ndihmëstrajnerit Andin Rashica, derisa trajneri Audrius Prakuraitis po merrej me lojtarët e tjerë në koshin tjetër të palestrës së vogël në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.
Moser shumë lehtë ka mundur që në vend të qendrave të Sigal Prishtinës, të stërvitej me ato të Phoenix Suns në NBA, shkruan sot Koha Ditore. Por, fati nuk ishte në anën e tij dhe Moser nuk arriti që këtë edicion të bëjë karrierë në NBA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë të vërtetë, Moser ishte pranë firmosjes me ekipin amerikan, por në kampin stërvitor pësoi një lëndim dhe gjithçka shkoi huq. Ai pritej që të zyrtarizohej te Sunsat, me 25 shtator të vitit të shkuar.
"Shkaku i lëndimit në kampin stërvitor nuk arrita të firmosja kontratë me Phoenixin, pasi duhej t'i nënshtrohesha operimit dhe koha e rikuperimit ishte e gjatë", thotë Moser.
Megjithatë, Moser nuk ka hequr dorë nga ëndrra për të luajtur në NBA...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.