Portieri Thomas Strakosha debutoi me ekipin e kombëtares shqiptare, në ndeshjen eliminatore ndaj Italisë dhe miqësoren ndaj Bosnjës, duke pësuar katër gola, nga dy për çdo ndeshje.
Portieri i Lazios në Serinë A, pësoi nga një gol në çdo ndeshje prej shokëve të tij të klubit, Immobile ndaj Italisë dhe Luliç ndaj Bosnjës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE pikërisht ky fakt ka bërë që portieri 22 vjeçar të mos i shpëtojë ironisë në dhomat e zhveshjes të ekipit lacial.
Kanë qenë pikërisht mesfushori boshnjak Luliç dhe ai brazilian, Felipe Anderson, të cilët kanë “ngacmuar” Strakoshën për golat e pësuar në debutimin e tij me kombëtaren, transmeton tch.
Strakosha militon prej vitit 2012 në klubin roman, duke filluar nga ekipi i të rinjve, huazimi te Salernitana vitin e kaluar dhe rikthimi këtë vit, ku ka mbrojtur mbi 10 herë si titullar, portën e Lazios.