Chelsea dhe Manchester Unitedi i janë bashkuar garës për transferimin e Andrea Belottit nga Torino.
Belotti ka zgjuar interesimin e klubeve europiane shkaku i formës së tij këtë sezon, duke realizuar 22 gola në 26 paraqitje për Torinon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReal Madridi, Barcelona, Manchester City, Arsenali dhe Tottenhami më parë kanë shprehur interesim për 23-vjeçarin, por Calciomercato raporton se dy klubet tjera angleze kanë shprehur interesim për të.
Dy klubet angleze kanë dërguar përfaqësuesit e tyre për të parë nga afër italianin, i cili me gjasë do të largohet nga Torino gjatë kësaj vere.
Torino dëshiron qëndrimin e tij, por Belotti ka një klauzolë lirimi prej 85 milionë funteve në kontratën e tij të re dhe kjo mund të plotësohet nga klubet që kanë shprehur interesim për të.