Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, është i kritikuar për numrin e kartonëve të kuq të marrë që prej ardhjes së tij në Arsenal. Por gjiganti i mesfushës londineze, ka bërë bujë të madhe gjatë momenteve kur ka qenë i pranishëm në fushë, për pasime të sakta, që është edhe karakteristika e tij kryesore, transmeton koha.net.
Faqja “Skuaka Football”, e ka renditur Xhakën të pestin me më së shumti pasime të sakta për një ndeshje. Paraqitjen më të mirë e pati kundër Hull Cityt me 57 pasime që gjetën bashkëlojtarët e tij. Këtë sezon, Graniti ka 1133 pasime, që në përqindje i bie të jetë 89% i saktë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo