Dëmtimi i rëndë që pësoi Marko Pjaca në miqësoren Estoni-Kroaci ka vënë në lëvizje Juventusin.
Bardhezinjtë kanë hedhur sytë nga afati kalimtar i verës dhe po mendojnë të gjejnë një zëvendësues për kroatin, i cili nuk do të humbasë vetëm pjesën e mbetur të këtij sezoni por edhe fillimin e edicionit të ardhshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor edhe po të rikuperohet plotësisht në tetor apo nëntor, Pjaca do të ketë nevojë për kohë për t’u rikthyer në formën e tij optimale, transmeton Supersport. Në këtë mënyrë drejtori i përgjithshëm Beppe Marotta dhe ai sportiv Fabio Paraticci, po mendojnë të forcojnë repartin e avancuar.
Nëse fillimisht objektivi i vetëm i Juventusit në sulm ishte Federico Bernardeschi për të cilin drejtuesit e klubit bardhezi i kanë shpallur luftë Interit që interesohet prej kohësh për lojtarin, së fundmi kanë dalë në skenë edhe emra të tjerë.
Me dëmtimin e Pjacës, kampionët e Italisë synojnë të afrojnë dy lojtarë në sulm dhe emri më i ri është ai i Alexis Sanchezit. Kiliani ka vendosur të largohet nga Arsenali, por për Juven nuk do të jetë e lehtë të bindë lojtarin të transferohet në Juventus Stadium sepse Sanchez pëlqehet nga shumë klube të mëdha.
Për sa i përket Bernardeschit, Fiorentina kërkon ta blindojë me një kontratë të re afatgjatë, por Juventusi është gati të paguajë klauzolën e largimit të talentit italian.
Por jo vetëm Bernardeschi dhe Sanchez sepse Juventusi ka edhe dy alternativa të tjera për sulmin. Bëhet fjalë për Inaki Williams të Athletic Bilbaos dhe Marco Asension e Realit të Madridit. I pari ka një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh, ndërkohë që me Asension, bardhezinjtë mund të veprojnë ashtu si me Moratën para 3 vitesh.