Arsim Thaqi sot ka mbajtur seancën e parë stërvitore me ekipin e Prishtinës dhe ka thënë se këtë ekip do të mundohet ta motivojë për t’u kthyer në rrugën e fitoreve.
Pas prezantimit të Thaqit i cili me ndihmësit, Mentor Miftari e Ahmet Beselica, ka vazhduar normalisht seancën stërvitore para ndeshjes së nesërme të javës së XXII me Ferizajn e cila nis nga ora 15.00.
“Unë tani jam vetëm në një stërvitje dhe krejt çfarë mund të presim është me reagu në motiv futbollistët. Dhe normalisht, sa herë ndërrohen trajnerët lojtarët reflektojnë. Por, sa do të zgjas, kjo për mua është më rëndësi, pra sa do të zgjas dhe jo të fitojmë një ndeshje. Dhe për mua është me rëndësi të zgjas 11 ndeshje dhe jo vetëm një ndeshje”, ka thënë Thaqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një ndeshje mund ta fitojnë edhe lojtarët pa trajner. Por, çfarë të bëjmë në ndeshjet tjera. Pra, për mua është më rëndësi të reflektojnë futbollistët në 11 ndeshje. Ne s’kemi çfarë tjetër, t’i motivojmë futbollistët që t’i rikthehen rezultateve pozitive edhe pse realisht nuk kemi aq rezultate negative, përveç që jemi larguar nga vendi i parë. Përveç aspektit taktik dhe përgatitjes psikologjike duhet parë se si do të reagojmë”, ka theksuar ai.