Skulptori që krijoi bustin e Cristiano Ronaldos ka mbrojtur punën e tij dhe ka insistuar se ky bust i ka pëlqyer yllit të Real Madridit.
Emanuel Santos, 40-vjeçar, është artisti që krijoi bustin e bronztë për futbollistin për të festuar emërimin e aeroportit të Madeiras me emrin e Ronaldos.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsh-pastruesi i aeroportit, i cili vjen nga i njëjti ishull si Ronaldo, ka pohuar se “nuk mund t’i kënaq të gjithë”, ndërsa ka shtuar se i janë dashur vetëm 15 ditë për të përfunduar bustin e yllit portugez.
Skulptori ka thënë se bustin e ka punuar përmes disa fotografive pasi futbollisti ka qenë shumë i zënë për të shkuar personalisht në punëtorinë e tij.
“Isha me vëllanë në muzeun e Ronaldos dhe nga mesazhet që kam marrë mund të them se atij i ka pëlqyer busti”, ka thënë Santos.
“Ai kërkoi që të ndryshoheshin disa rrudha që i japin një shprehje kur ai qeshet. Ai tha se busti e bënte atë më të plakur, por i ka pëlqyer”, ka shtuar ai.
