KB Peja nuk ka arritur të kualifikohet në finale të Ligës Ballkanike, pasi humbi gjysmëfinalen e dytë nga Kumanova me 6 pikë disavantazh, raporton Koha.net.
Ndeshjen e parë në “Karagaçi” Peja e kishte fituar me rezultat 83:79, por sonte u mposht në Kumanovë me rezultat 86-80.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë i miri në radhët e Kumanovës ishte Yonel Brown me 20 pikë të shënuara, dhe pati 3 asiste. Ai u ndihmua nga Dimitar Karadjakovski që pati 11 pikë, 9 kërcime dhe 5 asistime.
Kurse në radhët e Pejës më i miri në parket sonte ishte Slobodan Miljaniq me 21 pikë dhe 4 kërcime. Noah Dahlman shënoi 20 pikë, pati 3 kërcime dhe asistime, ndërsa Alban Veseli shënoi 18 pikë, pati kërcime dhe 5 asistime, por që ishin të pamjaftueshme për ta dërguar Pejën në finale.