Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ranieri për herë të parë flet për shkarkimin nga Leicesteri

Claudio Ranieri ka thyer heshtjen për shkarkimin e tij nga kampioni i Premier Ligës, Leicester City.

Trajneri veteran ka pohuar të mos ketë përjetuar kurrë një shkarkim befasues, siç i ndodhi te “Dhelprat”, vetëm nëntë muaj pasi fitoi titullin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ranieri duke folur para të burgosurve në Romë, ka thënë se ende është i pikëlluar me shkarkimin, derisa ka shtuar se e dinte se gjërat nuk po shkonin siç duhet, raporton The Sun.

“Gjëja e parë që më bie ndërmend për shkarkimin nga Leicesteri është befasia dhe pak edhe hidhërimi”, ka thënë Ranieri.

“Kam përjetuar shumëçka gjatë karrierës sime të gjatë, por asnjë herë si kjo [shkarkimi nga Leicesteri. Ishte befasuese, por tek e fundit, këto gjëra ndodhin në futboll”, ka shtuar ai, transmeton Koha.net.

“Kjo është bota ime tani. Fillova punën në ligën interregjionale në Catanzaro, ku fushat ishin pa barë dhe nuk kishte ujë as pajisje. Të gjitha i arrita vetë”.