Sport

De Biasi mendon se Shqipëria meritoi fitoren ndaj Bosnjës

Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, mendon se Shqipëria meritonte fitoren në miqësoren ndaj Bosnje-Hercegovinës.

Edhe pse kuqezinjtë pësuan 2 me 1, De Biasi për “SuperSport”, ka deklaruar se kombëtarja shqiptare dominoi plotësisht ndeshjen.

“Janë të gjitha humbje që lënë shenjë, ajo që duhet të bjerë në sy që bëmë ndeshjen. Nëse e shohim me sytë e atyre që shohin dhe kuptojnë futboll, shohim se një skuadër me mungesa dhe me disa cilësi si e jona, arrin të tregojë diçka në fushë. Sot rezultati më i drejtë do të ishte fitorja jonë, paguam dy gabime individuale në pjesën e parë. Por kemi bërë ne lojën gjatë të gjithë ndeshjes”, ka thënë ai pas ndeshjes.