Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guardiola: Kurrë nuk do të kthehem te Barcelona

Pep Guardiola ka thënë se kurrë nuk do të kthehet te Barcelona si trajner, por beson se kampioni spanjoll është ekipi më i mirë në botë me trajnerin e tanishëm Luis Enrique.

Guardiola, i cili i priu Barçës drejt tre titujve të La Ligas dhe dy trofeve të Ligës së Kampionëve, është njëri prej emrave që është lidhur me ish-klubin, por ka insistuar se koha e tij ka kaluar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Barcelona është ende ekipi më i mirë në botë. Është gjithmonë befasi sepse ata janë shumë të mirë, por në futboll mund të ndodhë çdo gjë”, ka thënë Guardiola.

“Kur ju dominoni botën e futbollit, është normale që njerëzit të presin që ju ta mbani lartë atë nivel, por këshilla ime për ju, duke e njohur Luisin dhe lojtarët, nuk duhet të flisni shumë, sepse ata do të rikthehen dhe do t’ju tregojnë se jeni gabim”.

“Kurrë nuk do të kthehem te Barcelona si trajner. Periudha ime atje ka kaluar”.