Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Asociacioni i klubeve europiane kundër shtimit të përfaqësueseve në Botëror

Vendimi i FIFA-s për të shtuar ekipe në Kupën e Botës në vitin 2026 është i papranueshëm për shefin e Asociacionit të klubeve europiane, Karl-Heinz Rummenigge.

ECA, e cila prezanton 220 klube futbolli, ka kundërshtuar vendimin e FIFA-s që Botërori të ketë 48 ekipe, duke thënë se është nonsens një gjë e tillë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rummenigge ka thënë se problemi është me transparencën në këtë proces specifik të FIFA-s.

“Besoj se është e qartë që FIFA e di se nuk jemi të kënaqur me shtimi pjesëmarrësve për 50 për qind”, ka thënë Rummenigge.

“Ky është një fakt. Sipas pikëpamjes sonë është e papranueshme vendimmarrja dhe transparenca në këtë proces. Ata po përdorin lojtarët dhe të punësuarit tanë në favor të Kupës së Botës. Kemi çdo të drejtë që të gjejmë një zgjidhje”.

FIFA në janar votoi për zgjerimin e Botërorit nga 32 në 48 ekipe, duke filluar prej vitit 2026.